Zhvillohet online mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ja çfarë u vendos
U zhvillua në orën 11.00 të paradites së sotme mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak.
Mbledhja pati si rend dite gjashtë pika, kryesisht ndihmën ekonomike.
U miratuan të ardhurat dhe të tavaneve të shpenzimeve në nivel programi, të buxhetit afatmesëm 2021-2023.
Ju dha mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak, nga Bindja Demokratike, Edlir Laze. Si dhe u miratua komisioni i rregullores i Këshillit Bashkiak dhe përbërja e tij.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak e 24 prillit 2020 e drejtuar nga kryetari i Këshillit, Asaf Stroka, u zhvillua nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e evitimit të grumbullimit në mjedise të mbyllura.