Zgjohet Hariz Mema, nga karantina sulmon Bashkinë për ndihmat
Nga karantina ku është kyçur për shkak të virusit COVID-19, Hariz Mema, ka sulmuar Bashkinë e Sarandës për ndihmat që ka dhënë për familjet në nevojë.
Në një koment në facebook, Mema i quan shpërndarjen e ndihmave si fenomen i PPSH-së dhe shpreson që të mos shihen jashtë Shqipërisë.
Po e përcjellim të plotë komentin e Hariz Memës që ka bërë tek një faqe militante që e drejtojnë njerzit e tij.
Komenti është shkruar nga Hariz Mema, ku dallohet qartë që as gjuhën shqipe nuk di ta shkruajë.
“Fenomen PPSH nga bijt e pandryshueshem…… per te qar e per te qeshur…… uroj qe keto skena te mos i shikojn jasht Shqiperise!!”, shkruan Mema.
Deri më tani Mema që drejton PD-në e Sarandës, që njëkohësisht është dhe biznesmen, nuk kanë kryer ende një gjest për tu vlerësuar, për të ndihmuar familjet në nevojë në këto momente, qoftë dhe ato demokrate, por i përdor paturpsisht për të hedhur baltë. /Sarandanews.com/