Vlorë-Sarandë, Policia arreston në flagrancë dy shtetas
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas:
• D. Ç., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas u kap në një supermarket në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, ku pas kontrollit personal, iu gjetën të fshehura një sasi farash të dyshuara si cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
• V. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugën “Butrinti” Sarandë është përplasur me një motor, ku si pasojë ka shkaktuar dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.