Alket Hyseni tregon se sa ka pëfituar rajoni i Sarandës nga paketat ekonomiko-sociale të shtetit

Deputeti Alket Hyseni ka publikuar shifrat, se sa ka pëfituar rajoni i Sarandës nga paketat ekonomiko-sociale të shtetit

“Paketat ekonomiko-sociale të aplikuara nga shteti në ndihmë të punonjësve dhe biznesit për zonën që mbulon Drejtoria Rajonale Tatimore e Sarandës(Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Borsh):

????Mbi 2000 paketa ushqimore për familjet në nevojë

????638 familje trajtohen me ndihmë ekonomike në dyfishin e shumës

????Paketa e parë e qeverisë(biznes i vogel)
931 subjekte dhe 1340 punonjës të cilët kanë marrë nga 26.000 lek në muaj. Ka përfunduar afati i aplikimeve dhe brenda kësaj jave përfundon shpërndarja e pagesave.

????Për paketën e dytë për bizneset dhe të punësuarit deri tani kanë aplikuar 554 subjekte dhe aprovuar mbi 1000 punonjës për t’u paguar nga 40.000 lek.”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/