VIDEO/ Mbledhja online, kryeministri Edi Rama pyet Adrian Gurmën për punimet tek shëtitorja
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur pak minuta më parë kryetarët e bashkive që nuk janë të prekura nga virusi COVID-19.
Sipas kryeministrit Edi Rama, nga e hëna për këto bashki të cilat nuk janë prekura do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes.
Pjesë e mbledhjes ishte dhe kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i cili u pyet nga kryeministri Edi Rama në lidhje me ecurinë e punimeve tek shëtitorja.
Në shpjegimin e tij Gurma u shpreh:
“Realisht punimet në shtitore vijojnë me ritme. Ata kanë kërkuar që të punojnë dhe jashtë fashës së orarit, por realisht kanë punuar deri në orën 14:30 siç është rregulli për të gjithë.
Punimet vijojnë me ritëm dhe aktualisht nuk kemi asnjë problem.
Sa i përket karantinimit nga ata që vijnë nga jashtë kemi 21 persona të karantinuar, 1 familje nga Durrësi nesër largohen dhe sot kanë ardhur 6 familjarë të tjerë nga ishulli i Korfuzit të cilët i kemi akomoduar”, u shpreh Gurma. /Sarandanews.com/
Mbledhja online me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama pyet Adrian Gurmën për punimet tek shëtitorja ????#Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Friday, 24 April 2020