VIDEO/ Ekstremistët grekë vendosin kryqin gjigant dhe flamurin e ‘Vorio Epirit’ në Himarë

Shqipëria prej ditësh ndodhet në shtetrrethim si një masë e shtuar në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit. Një ndër zonat më të nxehta sa i përket toneve të nacionalistëve në vendin tonë është Himara.

Por kjo nuk i ka penguar disa ekstremistë grekë, ndoshta edhe për të përfituart nga situata në vend, që të mundohen të krijojnë përçarje mes minoriteteve në Himare.

Burime për Abc News bëjnë me dije se disa grekë në Himarë, gjatë këtyre ditëve kanë dalë nga izolimi dhe kanë vendosur pa leje flamurin e të ashtuquajturit ‘Vorio Epiri’ dhe një kryq të madh.

Pas kësaj ngjarje 10 persona thirren në Polici për të deponuar. Ata janë punëtorë dhe banorët të zonës së Himarës, që dje vendosën një kryq gjigand dhe ngritën flamuarin e Vorio-Epirit tek Manastiri.

Pamjet bënë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagim në të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa sot 10 prej tyre që morën pjesë në vendosjen e Kryqit janë paraqitur në Polici, ku kanë mbërritur edhe hetues nga qyteti i Vlorës. Nuk dihen ende nëse do të merret masë ndalimi për ndonjë prej qytetarëve, por mësohet se 3 prej tyre do të ndalohen derisa Gjykata të marrë një vendim.

Kjo nuk është tentativa e parë, pasi edhe më herët qarqe nacionaliste greke kanë tentuar të shfrytëzojnë edhe besimin fetar të zonës për propagandë greke.