Thellohet skandali në Sarandë, 17 vjeçarja e përdhunuar nga i moshuari denoncoi edhe babain për abuzim seksual: I ati e pranon live

Thellohet ngjarja e rëndë e bërë publike disa ditë më parë në Sarandë ku një vajzë 17 vjeçe ka denoncuar abuzuesin e saj Barjam Tusha, 72 vjeç i cili e ka përdhunuar të renë qëkur ajo ishte 13-vjeçe.

 

Vajza e re mësohet se ka denoncuar edhe babain e saj në polici për përdhunim. Këtë e ka bërë me dije babai i vajzës në një lidhje live pë emisionin “Studio e Hapur”.

“Për 72 vjeçarin,  vajza më ka denoncuar dhe mua, ka thënë më ka përdhunuar babai.

Në të njëjtën ditë që denoncoi zotërinë më denocnoi dhe mua si  baba. Gentjani i  thoshte do ti fusim në burg dhe ne do të bëjmë si të duam.

Unë nuk u ndalova nga policia pasi policia ka vërtetuar se asgjë nuk  është e vërtetë”, thotë i  ati i vajzës duke hedhur poshtë dhe denoncimin e vajzës për të moshuarin.