Të moshuarit në Sarandë falenderojnë qeverinë për orarin e daljes
Të moshuarit, që prej një muaji u ishte ndaluar dalja për shkak se konsiderohen si kategoria më e rrezikuar nga virusi COVID-19, sot kanë pasur mundësinë të lëviznin lirshëm deri në orën 11:00.
Edhe në Sarandë, kjo kategori ka dal për shëtitje në bulevard dhe buzë detit, duke shijuar kohën e mrekullueshme që ka qenë në qytetin bregdetar.
Të pyetur për këtë vendim, të moshuarit në Sarandë kanë falenderuar qeverinë për vendimin e marrë.
“Është një vendim i shkëlqyer për pensionistët sepse ngelëm brenda. Shpresojmë të largohet sa më shpejt kjo sëmundje”
“Është një vendim i drejtë për këtë liri-dalje për 2-3 orë. Jemi në rregull”
“Është nië vendim shumë i mirë. Por duhet që njerëzit të zbatojnë rregullat sepse janë shkelur vazhdimisht”, ishin disa nga prononcimet e dhëna nga të moshuarit në Sarandë, të cilët e shfrytëzuan fashën e orarit. /Sarandanews.com/