Të hapja e shumëpritur, Mirela Kumbaro ka një mesazh për banorët e qarkut Gjirokastër
Nga Mirela Kumbaro
Të dashur motra e vellezër të Qarkut Gjirokastër, falë kujdesit e disiplinës tuaj, por edhe se fati ka qenë bujar me qarkun tonë nuk kemi deri sot asnjë të infektuar me COVID19, shyqyr
POR nuk duhet ta ulim vigjilencen
Duke filluar që nesër, bashkitë #Gjirokastër, #Përmet, #Tepelenë, #Libohovë, #Dropull, #Këlcyrë e #Memaliaj do të përfitojnë nga rregullat e liberalizuara të zonave të gjelbërta.
Ama edhe keto RREGULLAT duhen zbatuar:
NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!
NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE
PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA
NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.
KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE
NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME
*Apeli për të gjithë qytetarët është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmoni të gjithë Shqipërinë me shembullin tuaj pozitiv