Si do e bëjmë “jetën e re”: S’ka më shtrëngim duarsh, pub-e, beach-bar në plazhe…
“Jeta e re” në bashkëjetesë me koronavirusin nuk do ketë më shtrëngime duarsh e plazh me grumbuj njerëzish, e lokale nate apo bar kafe që konsiderohen në gjithë botën për momentin vatra të rrezikshme infeksioni.
Kështu tha sot Kryeministri Edi Rama i cili theksoi se po shihen disa mundësi për hapjen e kafeneve, i pyetur nga një qytetar, që ka përmendur dhe faktin se në disa shtet po aplikohet “take away”.
“E di por e gjithë ekspertiza e këshillat janë që të ruhemi seriozisht nga hapja e bareve restoranteve se janë vatër infeksioni i jashtëzakonshëm por i shohim të gjithë opsionet por duhet dhe pak durim”.
Rama theksoi se edhe lëvizja me mjet privat do lehtësohet në ato zonat ku “do pilotojmë një hapje më të madhe për të parë efektet dhe si do rritet se virusi nuk ikën, duke qenë në shpi si japim mundësi të na hidhet e të na përdorë për transportues zinxhir kur dalim ne ekspozohemi e kur dalim duhet të jem shumë të vëmendshëm të respektojmë rregullat, sa më shumë dalim aq më shumë ekspozohemi e duhet të jemi të përgjegjshëm ne se s’bëhet me policë e me ushtri kjo punë”.
“Harrojeni normalitetin që kishim para kësaj, deri kur të dalë vaksina normaliteti s’do jetë më si ai i mëparshmi, futeni në kokë mirë, normaliteti i ri do jetë ndryshe, s’ka më dhënie dore, turru në autobus, restorante e bëj radhë sa të lirohet vendi, s’ka më shko në plazh atje dhe bëj transmetim me valë avujsh djerse e alkooli nëpër pub-e dhe ato beach bar-e, s’ka më nuk ekziston nuk mundet, por s’do rrimë të gjithë brenda do dalim e të bashkëjetojmë me atë rrezik në cdo hap.
Mjaftojnë pak për ti bërë gjëmën gjithë popullit e pastaj e shikojnë mirë ata që thonë se kjo është përrallë”.
I pyetur nëse ata që kanë prej vitesh pa punë përfitojnë apo jo nga paga e luftës, Rama tha: “Ju që keni me vite pa punë nuk do të merrni pagë nga këto që përfitojnë. Nuk është bërë deti kos që ti kthehemi historisë së papunësisë në 30-vjet”.