SHIFRAT/ Ja sa testime janë kryer në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste.

Ndërkohë, në qarkun Vlorë zyrtarisht deri më tani janë konfirmuar 5 raste, 3 nga të cilët janë shëruar dhe 1 person ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat zyrtare në qarkun Vlorë janë kryer 85 testime.

Sa i përket qarkut Gjirokastër, fatmirsisht deri më tani nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Ndërsa, numri i testime është 15. /Sarandanews.com/