Shënohet viktima e 21 në Shqipëri, koronavirusi i merr jetën trajnerit të boksit
Skënder Kurti, ish-trajneri i kombëtares së boksit, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë.
Kurti u raportua si viktima e pestë nga Koronavirus në Shqipëri me datë 23 mars, por Ministria e Shëndetësisë sqaroi se kishte pësuar vdekje klinike dhe po lufton ende për jetën.
Por pas 12 ditësh në gjendje shumë të rëndë, ish-trajneri i kombëtares ka ndërruar jetë. Skëndër Kurti ka luajtur me dhjetra ndeshja boksi brenda dhe jashtë vendit.
Ai cilësohej si një ndër boksjerët më të mirë në vend, kur ishte i ri.