Sarandë: Tregtarët ankohet për mungesë shitjesh, ja çfarë mendojnë qytetarët

Në këto ditë në Sarandanews.com kemi raportuar për masat e marra që janë marrë ne tregun ushqimor të fruta-perimeve, por dhe për tregtarët të cilët janë ankuar për mugesën e blerjeve në këtë periudhë pandemie.

Ata kanë falenderuar bashkinë për masat, ndërsa janë shprehur se mungesa e shitjeve të produkteve të tyre ka rënë ndjeshëm për shkak të virusit COVID-19.

Por, çfarë mendojnë dhe qytetarët?

Në komentet e tyre në faqen tonë, qytetarët theksojnë se në shumicën e rasteve ka mungesë të produkteve.

“Që të shkojë qytetari tek tregu i fruta perimeve duhet të tërhiqet nga çmimi dhe cilësia.

Aty në më të shumtën e rasteve s’gjen asnjërën prandaj dhe nuk shkojnë shumë qytetarë”, komenton një qytetarë.

I të njëjtit mendim është dhe një tjetër qytetar që ankohet dhe për çmimet e produkteve. /Sarandanews.com/