Sarandë: Ja cila taksë pritet të falet në favor të biznesit

Për shkak se izolimi nga koronavirusi ka sjellë vështirësi të shumta për biznesin, bashkia e Sarandës, pritet që të ndihmojë këtë sektor me disa lehtësime fiskale.

Sarandanews.com ka mësuar se një prej taksave që do t’i falet bizneseve është ajo e hapësirë publike.

Ky vendim pritet që së shpejti të miratohet dhe në Këshillin Bashkiak të Sarandës.

Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj periudhe bashkia ka vijuar mbështetjen për familjet në nevoje, të cilat janë në vështirësi të shumta ekonomike. /Sarandanews.com/