Rritet sërish numri i viktimave në Itali

Italia nuk po arrin të ketë një rënie të konsiderueshme nga luhatjet e numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 575 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 22.754 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Krahasuar me ditën e djeshme sot janë konfirmuar 55 më shumë.

Italianët shpresojnë për për një rihapje më të shpejtë, pavarësisht se autoritetet kanë thënë se nga 4 maji me fazën e dytë të virusit, do të nis lehtësimi i masave.