Rihapja e Greqisë: Nga lëvizja e mjeteve deri te qendrat tregtare
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar lehtësimin e masave në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19.
Përmes një mesazhi drejtuar popullit të tij, ai thotë se nuk është rikthim në normalitet, por në një situatë të re e cila do të jetë më e vështirë se qëndrimi në shtëpi.
Mitsotakis bën me dije se Greqia më 4 maj do të lehtësojë lëvizjen për qytetarët, do të hapen parukeritë dhe dyqanet e vogla, 11 maj për bizneset e vogla dhe gjimnazet, 18 maj lëvizjet ndërqytetase kurse më 1 qershor hotelet dhe qendrat tregtare.
‘Në 4 maj pezullohen sms dhe qarkullimi me leje, qytetarët qarkullojnë lirshëm brenda qytetit apo fshatit.
4 maj hapen parukeritë, dyqanet e vogla.
11 maj, biznese të vogla me numër të caktuar punëtorësh.
Masa mbrojtëse për punëtorët, me takime klientët, numër i caktuar në biznes.
18 maj, gradualisht lejohen qarkullimet jashtë qytetit apo zonës së banimit.
Nuk hapen akoma plazhet e organizuara dhe parqet.
Nuk do ketë festivale apo aktivitete gjatë verës.
11 maj hapen maturat
18 maj gjimnazet dhe vitet e tjera të liceut
Akoma pritet vendimi për shkollat fillore dhe kopshtet, në 1 qershor.
1 qershor hapen qendrat tregëtare.
1 qershor hapen hotelet me aktivitet vjetor.
15 qershor, aktivitetet e tjera ekonomike’, tha ndër të tjera Mitsotakis