Rëndohet gjendja e deputetit të Vlorës i shtruar në spital nga koronavirusi, trajtohet me oksigjen
Rëndohet gjendja e deputetit, Adriatik Alimadhi, i cili është prekur nga COVID-19.
Kreu i Ballit Kombëtar, është shtruar tek Spitali Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Së fundmi raportohet se Alimadhi po trajtohet me oksigjen pasi ka vështirësi në frymëmarrje.
Deputeti 57-vjeçar tregoi se ka shfaqur probleme shëndetësore prej datës 24 mars ku nga urgjenca e kanë transportuar me ambulancë tek Sanatoriumi dhe ka mësuar që kishte probleme me mushkëritë, përmes skanerit që i bënë.
Ndërkohë i morën edhe tampon, ku përmes një telefonate pas analizës së kryer në laboratorin e ISHP-së e njoftuan se rezultoi pozitiv me COVID-19. E infektuar është edhe bashkëshortja e Alimadhit.