Rama: Qarku i Gjirokastrës, veçanërisht Saranda do të kenë më shumë liri lëvizje
Kryeministri Rama bëri të ditur se nga dita e hënë do të ketë lehtësira më të mëdha për disa zona në vend.
“Nga fillimi i javës tjetër, në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim, krahasuar me Tiranën apo zona të tjera.
Qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësira, po kështu edhe qarku i Dibrës, qytetet Burrel, Klos, Peshkopi Bulqize.
Po kështu, bashkia e Divjakës, dhe Saranda, Konispoli, Himara, që do të kenë lëvizje me automjet edhe mes njëra-tjetrës, si dhe zonat Pogradec-Përrenjas-Librazhd.
Lëvizja fshat-qytet do të jetë më e relaksuar, pensionistët të dalin në një fashë të caktuar në mëngjes, të tjerët në shtëpi.
Prindërit me fëmijë, jo më shumë se 10 vjeç, mund të dalin, madje edhe të rinjtë, por duke eliminuar grumbullimet”, tha Rama.