Prefekti i qarkut Vlorë vlerson masat e marra tek tregu ushqimor në Sarandë

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka vlersuar masat e marra nga bashkia e Sarandës tek tregu ushqimor i fruta-perimeve.

“Sarandë, Prefekti i Qarkut Vlorë, shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Sarandë dhe Nën/prefektët e Sarandës dhe Delvinës, inspektuan tregun e fruta-perimeve, në kuadër të masave të marra për situatën e COVID-19.

Tregu përmbushte rregullat dhe standardet e parashikuara dhe përcaktuara në VKM dhe në urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, duke respektuar distancën, përdorimin e maskave dhe dorashkave.

Bashkia Sarandë ka vendosur shenja vizuale për ruajtjen e distancës dhe dezinfektim të pandërprë për çdo qytetar që frekuenton tregun”, shkruan Prefekti i Qarkut Vlorë. /Sarandanews.com/