Policia, aksion në plazhe. Shoqërime dhe gjoba në Vlorë
Policia e Vlorës ka ndërhyrë në plazhe për të shpërndarë njerëzit që ishin duke qëndruar në bregdet.
Një pjesë e tyre mësohet se janë shoqëruar në komisariat.
Ndërsa, pjesa tjetër janë gjobitur.
Një ditë më parë drejtori i Policisë Ardi Veliu deklaroi se plazhi në këtë kohë pandime është rreptësisht i ndaluar dhe se do ketë pika kontrolli në terren për shkelësit e ligjit.
Gjatë inspektimit që bëri në jug të vendit ai tha se midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës nuk mund të shkojnë dot në plazh.