Pipero: Pa një vaksinë, nuk mund të rikthehemi në normalitetin e mëparshëm
Doktori i njohur, Pëllumb Pipero është i ftuar në Open në Top Channel ku foli për hapjen graduale. Pipero u ndal edhe tek mënyra e re e jetesës. Pipero tha se nuk ka vend për të dramatizuar situatën.
“Unë nuk shikoj se ka vend për të dramatizuar situatën. Tani normalitetit që kemi pasur nuk mund t’i rikthehemi deri në momentin që të kemi një vaksinë.
Por nuk ka vend për dramatizme. Unë besoj jam më radikal. Unë nuk jam pro këtyre maskave me ndarje xhami etj, por unë them që mjafton vetëm një maskë, kjo pasi virusi përhapet me anë të spërklave”- tha Pipero.