Ndërron jetë pediatri i njohur Sami Beqiri
Ka ndërruar jetë ditën e sotme pediatri i njohur Sami Beqiri.
Mjeku u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Sami Beqiri, mjeku pediater, ishte një qytetar mjaft i njohur në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës ku ka ushtruar profesionin e tij, duke krijuar një respekt të madh tek qytetarët.
Beqiri profesionin e tij e ka ushtruar dhe në qytetet e Rubikut dhe Kurbneshit.
Përcjella për në banesën e fundit bëhet ditën e premte, dt. 01.05.2020 ora 11.00 në varrezat e qytetit të Delvinës.