Ndarja nga jeta e 8-vjeçares nga Delvina, mesazh ngushullimi nga Majlinda Qilimi
Një lajm i rëndë tronditti sot Delvinën, pasi 8-vjeçarja, Elsa, u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Një lajm që i ka prekur të gjithë në Delvinë.
Përmes një postimi kryebashkiakja, Majlinda Qilimi, ka ngushulluar familjarët.
“Një lajm i trishtë, për fat të keq, pushtoi mbrëmjen e sotme qytetin tonë.
Ky lajm solli lot e dhimbje në zemrat tona.
Mbrëmjen e sotme një yll i shndritshem iu shtua kupolës qiellore, një ëngjell iu shtua Parajsës !
Zoti i dhëntë forcë e kurajo familjes së saj, për ta përballuar këtë humbje e dhimbje me përmasa të paimagjinueshme !
Lamtumire vogëlushe me shpirt të kristaltë !
Lamtumirë Elsa!”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/