Monika Kryemadhi: S’kam frikë nga koronavirusi! Ha hudhra dhe i pres thonjtë deri në fund

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kritikuar këtë pasdite masat e marra nga qeveria mbi situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Sipas saj me masat e marra deri më tani Shqipëria mund të përballet me një depresion ekonomik.

Qeveria nuk po merr asnjë masë për mundësi e ndihmë ekonomike për bizneset shqiptare. Unë mendoj se duhen bërë më shumë teste. Në Gjermani në një ditë bëhen 50 mijë teste. Kjo gjë duhet bërë edhe në Shqipëri. Shumë shpejt mendoj se do ketë edhe një depresion ekonomik. Unë nuk kam asgjë tjetër përpos asaj që ka thënë opozita në bllok. Ne si LSI kemi ngritur ngë grup shëndetësor me zotin Vasili e zotin Tavo. Pa modesti, z.Vasili në kohën që ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë ka përballuar gripin e derrit dhe gripe të tjera të rrezikshme. Duhet ndihmuar biznesi i madh, biznesi i vogël dhe të ndihmohen edhe familjet që janë në nevojë”, tha Kryemadhi për News 24.

Ajo u shpreh gjithashtu se të gjitha vendimet për menaxhimin e situatës janë marrë me “Whatsapp dhe me FB”.

E pyetur nëse ka frikë nga koronvirusi, Kryemadhi u shpreh se nuk ka aspak frikë pasi ushqehet shëndetshëm dhe i pret thonjtë deri në fund duke ironizuar edhe kryeministrin Rama me këtë rast nisur nga thonjtë e gjatë që ai mban.

Si doktoreshë që jam nuk kam frikë nga koronavirusi sepse i pres thonjtë deri në fund. Ushqehem shëndetshëm. Sapo ai i dyqanit blen hudhrat ia marr unë të gjitha”, tha Kryemadhi.