Masat kufizuese për COVID-19, MSH: Shtyhen pa afat hapja e shkollave, lokaleve si dhe operacionet në publik e privat
Të gjitha masat kufizuese të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shtyhen pa afat përtej 3 prillit kur ishte marrë vendimi i fundit.
Në një urdhër të firmosur këtë të mërkurë, 1 prill, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19, të gjitha veprimtaritë e pezulluara në momentin kur u shfaq pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë.
Kështu, shkollat publike e private, çerdhet, lokalet, restorantet, aktivitetet publike (tubime etj), ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në publik dhe privat, klinikat dentare etj, do të qëndrojnë të pezulluara pa afat. Urdhi i 1 prillit rrëzon të mëparshmet.
Urdhëri 1: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 2:Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 3: Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 4: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 5: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 6: Për marrjen e masave të veçanta për poarandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Urdhëri 8: Për mbyllen e kabineteve/ klinikave dentare deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.