Lehtësohen masat në Gjirokastër, kryetari i bashkisë ka një thirrje: Mos hidhni në erë sakrificën që bëmë për javë të tëra
Nga Flamur Golemi
Prej sot Gjirokastra konsiderohet një zonë e gjelbër teksa jemi ende në kushtet e pandemisë së Covid-19. Kjo do të thotë se masat lehtësuese janë të shumta krahasuar me rajone të tjera të vendit.
Por përgjegjësia që kemi sot e tutje është shumë e madhe. Nuk duhet kurrsesi të hedhim në erë sakrificën e jashtëzakonshme që bëmë për javë të tëra. Të zbatojmë rregullat dhe kufizimet që janë ende në fuqi.
Vetëm në këtë mënyrë do të vazhdojmë të mbajmë larg virusin e rrezikshëm. Ju lutem tregohuni të kujdesshëm dhe mos abuzoni me lehtësimin e masave.
NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!
NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE
PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA
NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.
KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE
NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME.
Ju uroj javë të mbarë