Ja si po veprohet në Greqi me CoVid-19/Në terren 500 ekipe mjekësh, 8 milionë euro investim
GREQI- Ashtu siç ishte paralajmëruar në Greqi ka nisur testimi i banorëve në shtëpitë e tyre.
Ata që po testohen për CoVid-19 janë grupe të rrezikuar dhe të dyshuar që mund të jenë prekur nga koronavirusi, por ka edhe nga ata që kanë shfaqur simptoma të ngjashme me të.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se në terren janë të paktën 500 ekipe të përberë me ndihmës mjekë, punonjës social dhe pjesëtar të forcave të policisë si dhe shoferë ambulancash e makinave të personelit mjekësor.
Ekipet paraqiten në banesa në rastet që ka dyshime se janë të prekur me covid-19 dhe marrin tampone nga banorët e shtëpisë.
Ideja e kësaj mase, është për të mos lejuar rastet e dyshuara të dalin nga banesa, për të shmangur kontaktet e tyre me banorët e tjerë jashtë.
Këto ekipe, kanë të drejtë të bëjnë kontrolle kudo ata e quajnë të nevojshme.
Për krijimin e këtyre grupeve, janë investuar 8 milionë euro.