Ja kur do të hapen baret dhe restorantet në vend
Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama teksa i është përgjigjur pyetjeve të publikut në “Facebook-un” e tij tha se lokalet dhe baret në vend do të jenë aktivitetet e fundit që do lejohen të hapen.
Sipas tij, ditët në vijim do të jetë gati plani për hapjen graduale, por shtoi se kjo hapje do të monitorohet në mënyrë strikte nga autoritetet shtetërore.
“Restorantet do jenë të fundit që do hapen. Kështu e ka kjo punë më vjen shumë keq. Po të shikonin, ne po përgatisim programin e hapjes graduale që do ta bëjmë publik në vijim që do të jetë një program i qartë dhe strikt për rregullat për të gjitha atë që do të hapem në pikëpamjen e aktivitetin e tyre tregtar dhe ekonomik.
Duke parë edhe vendet e tjera, asnjë vend nuk ka folur për një hapja që fillon apo ku restorant apo barë janë në fillim apo në vijim të procesit, janë të fundit që do hapen. Më vjen keq, por është e pamundur ndryshe”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu shpjegoi edhe njëherë pjesën e lëvizjes me makinat private, të atyre qytetarëve që punojnë aktualisht në aktivitet e lejuara nga qeveria shqiptare.
Sipas tij, kjo lëvizje me mjete private do të lejohet të kryeht në dy fasha orari.
“Fasha orare e lëvizjes është zgjeruar, sepse kemi bërë një hapje me pikatore të kësaj hapësire në funksion të çlirimit pak të të gjithë asaj shtrëngesë, dhe duke u bazuar tek ajo se kemi një përparim falë jush.
Po bëjmë zgjerimin e fashës së orarit, për të zgjedhur se kur do të dilni për pazar. Fasha është 05:005-17:30 pasdite. Kush ka një automjet privat të shkojë në punë dhe jo të bëjë xhiro në qytet, sepse kjo ka ndodhur dje dhe ditën e premte.
Duke vënë re këto shenja, do të lejojmë nga njëra anë e lëvizjen e automjeteve private për në punë të aktiviteteve që lejohen, por brenda fashave të orarit që do të jetë në mëngjes nga ora 5-8, dhe pasdite do të jetë në orën 4-5”, theksoi Rama