Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, rezulton pozitiv për koronavirus

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar ditën e sotme se Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Florenc Llanaj Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.

Sakaq Gjykata e Posaçme pranon se ka patur mjaft kërkesa për ndryshimin  masave të sigurisë  dhe se janë pranuar ato që kanë patur probleme shëndetësore. Për raste të tjera, GJKKO thotë se për rastet e tjera pritet përgjigje nga mjekësia ligjore.

Po ashtu GJKKO ka kërkuar informacion tërësor për shëndetin e këtyre  personave, nisur nga njoftimi i sotëm i Ministrisë së SHëndetësisë.