Gurma publikon renditjen e TripAdvisior: Saranda e dyta ndër destinacionet e reja për t’u vizituar në 2020
TripAdvisor ka shpallur listën me 25 destinacione, të cilat i sugjeron për t’u vizituar këtë vit.
Në renditjen e Tripadvisior, qyteti i Sarandës renditet në vendin e dytë, që duhet vizituar këtë vit
Rendija e Tripadvisior është publikuar në rrjetet sociale dhe nga kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit, Gurma po promovon Sarandën duke iu bërë thirrje turistëve që të pushojnë në këtë qytet, i cili gjatë kësaj pandemie nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv.
Saranda është një qytet që nga viti në vit, ka një rritje të numrit të turistëve të huaj që kalojnë pushimet në këtë vend.
Në vendin e parë të TripAdvisor, është krahina ruse e Kaliningrad, dhe pas saj vjen Saranda./Sarandanews.com/
https://www.tripadvisor.com/TravelersChoice-EmergingDestinations