Gjirokastër/ Këshilli Bashkiak miraton ndryshimet në paketën fiskale 2020, ja çfarë iu “falet” bizneseve
Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka miratuar ndryshimin e paketës fiskale 2020 ditën e sotme, duke hequr disa taksa, duke u nisur nga situata e Covid19 .
Tarifa e pastrimit për biznesin e madh dhe atë të vogël do të zerohet , gjithashtu ajo e ndriçimit, infrastrukturës për arsim dhe sport, tarifën e reklamës apo zënies së hapësirës publike për periudhën mars-prill 2020.
Pjesë e këtij ndryshimi janë dhe subjektet tregtare që e ushtrojnë aktivitetin pranë tregut industrial si dhe subjektet që ushtrojnë aktivitet në objektet e dhëna me qera dhe janë në pronësi të bashkisë Gjirokastër , për të cilat do të zerohet pagesa për këtë periudhë dymujore , në total shifra shkon në 3 milion e 862 mijë lekë .
Për sa i takon ndihmës ekonomike gjatë muajit prill kanë aplikuar 157 familje nga të cilat kanë përfituar vetë 73 familje.
Ndër të tjera kryebashkiaku Golemi në fjalën e tij ka thënë se bashkia ka parashikuar tu vi në ndihmë me paketa ushqimore edhe familjeve që kanë mbetur jashtë skemës ekonomike .
Nga ana tjetër një përplasje ka patur mes anëtarëve të këshillit bashkiak për shkak të refuzimit të ndihmës ekonomike ndaj familjeve në nevojë ku aplikimet kanë qenë 157 dhe janë pranuar vetëm 73 prej tyre duke marrë parasysh gjendjen e vështirë të tyre dhe se duhet ti kërkojnë qeverisë ti ndihmojë në shumë.
Ndërsa gjatë këtij muaji ka patur një tendencë të rritjes së aplikimeve për ndihmë ekonomike duke marrë shkas dhe nga situata e pandemisë.
Gjirokastra vazhdon të mbetet e paprekur nga Covid19 por masat e ashpra dhe shtetrrethimi kanë ndikuar negativisht në ekonomi duke shtuar numrin e familjeve të cilat janë varfëruar edhe më shumë gjatë kësaj kohe.