Finiq, shpërndahen në 20 fshatra ilaçe të ardhura nga Greqia
Bashkia e Finiqit ka vijuar të jetë pranë të moshuarve në këtë momente të vështira.
Në dy ditët e fundit në 20 fshatrat që janë pjesë e Bashkisë janë shpërndarë ilaçe që kanë ardhur nga Greqia.
Postimi i Bashkisë Finiq.
-Biznesmeni Jorgo Shani dhuron ilaçe në ambulancën e fshatit të tij Krane-
Vazhdon pa asnjë ndërprerje përpjekja e bashkisë Finiq për të çuar në destinacion ilaçet e blera me receta në Greqi për të moshuarit.
Shpërndarësit që shkojnë në çdo fshat dhe shtëpi çdo ditë, përveç dorëzimit të pakove me ilaçe transmetojnë tek të moshuarit i mesazhin se bashkia u gjendet afër dhe u përgjigjet në kohë çdo nevoje që ata kanë në këtë kohë të vështirë.
Vetëm dje dhe sot u shpërndanë ilaçe në fshatrat, Vrion, SMT, Finiq, Kulluricë, Sopik, Krane, Gravë, Dhivër, Cerkovicë, Malçan, Mesopotam, Vromero, Ardhasovë, Zminec, Fanar, Çaush, Aliko, Vagalat, Livinë, Qesarat.
Në disa prej tyre ishte prezent dhe vetë kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço.
Kësaj përpjekjeje të bashkisë kohët e fundit i shtohen edhe ofertat e njerëzve me ndjeshmëri sociale.
Një nga këto është dhe dërgimi i ndihmës me ilaçe të ndihmës së shpejtë, me maska dhe dizinfektues për ambulancën e fshatit të tij Krane, të biznesmenit të Servisit të Automjeteve zotit Jorgo Shani.
Sipas fakteve të fundit janë të shumtë ata privatë që ndërgjegjësohen për të dhënë ndihma në ushqime, ilaçe etj. tek të moshuarit e izoluar nëpër fshtra për shkak të koronavirusit në vendlindje dhe ky është një mesazh shpresëdhënës se kjo situatë e vështirë do të përballohet me sukses me kontributin e të gjithëve.