EMRI/ Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Apelit Gjirokastër
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është duke zhvilluar një mbledhje online si pasojë e Covid-19.
Mësohet se është caktuar prokurori Gjon Fusha si drejtues i përkohshëm i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër deri në datën 15 korrik.
Ndërkohë pritet nga anëtarët e këshillit një projektvendim për leje të papaguar në prokurorinë e Vlorës dhe një projektvendim për krijimin e administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve