COVID-19/ Ja sa testime janë kryer në Sarandë dhe në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë testuar në Shqipëti 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente në total janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste.

Ndërkohë, në Sarandë deri më tani janë kryer gjithësej 23 teste.

Nga të gjitha përgjigjet e mbërritura, ku i fundit ishte sot, fatmirsisht asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv.

Më poshtë po përcjellim tabelën që tregon numrat e testimeve në gjithë vendin. /Sarandanews.com/