COVID-19/ Basha: Testimet domosdoshmëri, qeveria duhet të ndryshojë strategji

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të bëjë testime dhe të ndërrojë strategji për të dalë nga situata emergjente e COVID-19

Në një komunikim me mediet nga selia e PD-së, sot pasdite kryetari i PD-së Basha tha se është domosdoshmëri rritja e numrit të testimeve, pasi të dhënat tregojnë zgjerimin e hartës të të infektuarve.

“Harta e te infektuarve është zgjeruar. Kjo sjell domosdoshmëri rritjen e numrit te testimeve dhe ndryshimin e strategjisë së qeverisë. Duhet nisur nisur me testimet e stafit mjekësor dhe të atyre që janë në vijën e parë të punës”, tha ai.

Gjithashtu Basha tha se numri i testimeve duhet rritur në mënyrë urgjente pasi nëse nuk i zhvillojmë nuk mund të dalim dot nga kjo situatë.

“Testimi na jep shifrat e sakta dhe përmasat e infeksionit real ne Shqipëri. Mungon testimi për stafin mjekësor dhe te forcave te rendit. Duhet rritur urgjentisht numri i testimeve.

Nëse nuk zhvillojmë testime nuk do dalim dot nga kjo situate. Nuk mund te dalim nga kjo situatë pa një plan dhe plani bazohet ne rritjen e numrit te testimeve”, u shpreh Basha.