COVID-19: 8 raste të reja, shkon në 475 numri i të prekurve
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 8 raste të reja.
Në vendin tonë ka 477 të infektuar, nga të cilët 24 kanë humbur jetën, ndërsa 232 të tjerë janë shëruar plotësisht.
NJOFTIMI
16 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 248 numri i të shëruarve
Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.
Siç shihet nga grafiku, prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon nje qendrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.
24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 1 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.