Bllokimi emigrantëve në kufi, Basha: Akt kriminal dhe i papërgjeshëm i qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në ‘twitter’, e ka cilësuar si akt kriminal mbylljen e kufirit me Greqinë për disa shqiptarë të cilët po qëndrojnë në tokën neutrale në tentativë për të hyrë në atdhe.
Sipas Bashës ky është një akt i papërgjeshëm pasi kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar.
“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.
Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”-shkruan Basha në ‘twitter”.