“Bajo, ik se nuk lejohet me armë. Mos bëj gabime të tilla”, polici në Sarandë që duhet shkarkohet urgjentisht!

Emisioni “Fiks Fare” zbuloi dje fakte të tjera për historinë që po trondit Sarandën.

Me bekimin e prindërve, sidomos të babait, është lejuar të abuzohet seksualisht me një vajzë minorene. I arrestuari si i dyshuar për këtë krim është 70-vjeçari Bajram Tushe.

Në audio-përgjimet e transmetuara nga “Fiks Fare” për ngjarjet në banesën e vajzës, bënte për shtypje edhe qëndrimi skandaloz i inspektorit të Policisë së Shtetit.

Pasi “monstra” Bajram Tushe qëlloi me armë, gjoja me pretendimin për të larguar të dashurin e vajzës që të mos e rrëmbente, polici e “këshillon” me fjalët: “Bajo, ik se nuk lejohet me armë. Mos bëj gabime të tilla”. Pra, jemi në kushtet kur oficeri i policisë është i tredhur përpara Bajos. Në vend që ta ndalojë e shoqërojë në komisariat sepse ka qëlluar me armë, e porosit që të largohet.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bajo Tushe e ka me leje apo jo armën.

Ky efektiv nuk meriton të jetë në radhët e Policisë së Shtetit.

Drejtori Ardi Veliu duhet ta shkarkojë urgjentisht dhe të nisë hetimi ndaj tij. Si mundet që një punonjës policie të bëhet palë me një pedofil, të mos e ndalojë kur ai qëllon me armë dhe ta këshillojë të largohet në shtëpi. Kjo është po aq kriminale sa akti i abuzimit me vajzën e mitur.

Audio-regjistrimi i transmetuar nga “Fiks Fare” thellon skandalin dhe zbulon jo vetëm perversitetin e plakut Bajram Tushe, por edhe të prindërve të vajzës.

Në mënyrë të habitshme ata duken të shqetësuar vetëm për fatin e Bajram Tushes dhe jo të vajzës që duket e traumatizuar nga dhuna dhe abuzimi me të.

Më poshtë audio-regjistrimi i përgjuar nga vetë vajza, ku dëgjohet oficeri i policisë që këshillon “monstrën” Bajram Tushe.