ASHK Sarandë, Ardian Kola tregon se si po vijon puna

Në kuadër të parandalimit të virusit COVID-19, edhe në ASHK Sarandë kanë ndryshuar mënyrën e punës.

Në një prononcim për mediat drejtori, Ardian Kola, ka shpjeguar mënyrën se si është vepruar gjatë kësaj përiudhe për të ndihmuar qytetarët.

“Jemi munduar të shmangim sa të jetë e mundur kontaktin fizik por është operuar përmes aplikimeve nga portali a-albania. Dhe për çfarë problemi apo shqetësimi ne kemi vendosur një numër kontakti, ku qytetari mund të kontaktojë në çdo orë të ditës.

Sa i përket personelit ne vazhdojmë me një personel të reduktuar me qëllim që të respektojmë rregullat e sigurisë të vendosura nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Ndërkohë, numri i aplikimeve ka rënë disi, por puna vazhdon me ritme të kënaqshme”, shpjegoi Kola. /Sarandanews.com/