Alket Hyseni tregon çfarë u kalua në Komisionin e Ligjeve dhe të Politikës së Jashtme

Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka treguar detajet që u zhvilluan gjatë dy mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Politikës së Jashtme.

Në një postim në rrjetet sociale deputeti Hyseni që është antarë në të dy komisionet shkruan:

“Dje në Komisionin e Ligjeve dhe sot në Komisionin e Politikës së Jashtme, kaluam mes shumë akteve të tjera edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Me këtë shumë përmbyllet financimi i Lotit të tretë dhe të fundit të kësaj rruge, pasi ka përfunduar Loti i parë dhe punohet fort në Lotin e dytë, ndërkohë që fillon puna për Lotin e fundit për ta përfunduar në vitin 2022.

✅ Premtim i mbajtur i Kryeministrit Rama”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/