Alket Hyseni thirrje punonjësve të administratës: Kush ka pagë të mirë, koha për të falur diçka

Deputeti, Alket Hyseni, këtë të mërkurë bashkë me drejtuesit e katër bashkive, Delvinë, Konispol, Finiq dhe Sarandë, kanë shpërndarë 600 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Deputeti Sarandës gjatë fjalës së tij u shpreh se ndihmat janë shpërndarë tek çdo familje pa bërë dallime politike.

Hyseni kërkoi nga administrata që kushdo që ka një pagë të mirë, për të vënë diçka bga paga e tyre në shërbim të fondit të bashkive për të shkuar në shërbim të familjeve në nevojë.

“Ne kemi treguar që jemi një familje e madhe për të ndihmuar këdo pa dallime partiake, pa dallime të komuniteteve që mund tu përkasin, pa dallime nga fshati apo qyteti.

Dua të falenderoj këshillat bashkiak të katër bashkive të cilët kanë qenë në bashkëpunim me administrat e bashkive, madje kanë kontribuar me aq sa kanë mundur, dikush me dhënie pakos, dikush me dhënien e pagës.

Do të ftoja nga administrata që kushdo që ka një rrogë të konsiderueshme, kjo është koha për të falur diçka, për t’ia vënë në dispozicion këtij fondi të bashkieve për t’ia vendosur në dispozicion atyre njerzve që kanë më tepër nevojë.

Të gjitha bashkë mund ta kalojmë më sa më pak dhimbje”, u shpreh Hyseni. /Sarandanews.com/