Zbardhet urdhri: Paralizë totale, të dielën as bukë, as farmaci!
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e ri për qarkullimin e qytetarëve.
Duke filluar nga dita e hënë të gjitha pikat e produkteve ushqimore do të punojnë duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.
Ndërkohë, këmbësorët dhe ata që kanë mjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 13:00 e ditës së nesërme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë.
Ditën e diel nuk do të lejohen as këmbësorët, as makinat të lëvizin, dhe asnjë biznes nuk do të jetë hapur.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të mund të marrin asnjë shërbim.
Për tu njohur me shërbimet/bizneset që do të qëndrojnë mbyllur sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë:
Kliko këtu: Aktivitetet qe qendrojne mbyllur.