Vlora ende e paprekur nga koronavirusi, dy rastet e dyshuara negative
Vlora sot më bosh se ditët e tjera. Qytetarët me sa duket ndikuar edhe nga moti jo i mirë në ndryshim nga dje dhe pardje, kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi.
Qytetarë që bëjnë shëtitje ka ende por nuk është ajo lëvizje e dy ditëve më parë.
Ata kanë dalë pa maska e pa asnjë masë mbrojtëse, kështu duke mos ju bindur urdhrit të qeverisë.
Përsa i përket dy rasteve te djeshme që bëri me dije prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, për to ka mbërritur përgjigja nga ISHP. Të dy raste kanë rezultuar negative duke konfirmuar se Vlora mbetet ende e paprekur nga COVID-19.
Ndërsa përsa i perket automjeteve numri i tyre që lëvizin në qytet është shumë i pakët sot.
Qarkullojne vetëm automjetet me autorizim si firmat e furrave te bukës dhe supermarketet.
Nuk ka pasur numër të lartë shkeljes nga drejtuesit e automjeteve ndikuar kjo edhe nga ashpërsimi i masave. Duke filluar nga ora 12 e mbrëmjes së djeshme deri më tani janë vendosur 6 masa administrative për automjetet që kryejnë shkelje.
Shqipëria është në ditën e tretë të shtetrrethimit, por ajo ç’ka i shqetëson së tepërmi qytetarët vlonjat është rritja e çmimeve.
Në tregjet e qytetit, po ashtu dhe në markete e supermarkete çmimet janë rritur krahasuar me ditët e zakonshme.
Qytetarët shprehen se ka pasur një dyfishim të çmimeve të produkteve.
Perimet, frutat e ndryshme në tezga, kanë pësuar dyfishime çmimesh. Për qytetarët janë të papërballueshme, sepse situata ekonomike vjen duke u rënduar.
Ata janë duke qëndruar në shtëpi gjatë gjithë këtyre ditëve, e si rrjedhojë prisnin uljen e çmimeve dhe jo dyfishim të tyre.