Pamjet me dron kanë kapur momentin kur dy gjirokastritë kanë ikur me vrap drejt një përroi për të shmangur gjobat e policisë.
Por dy qytetarët nuk janë ndjekur në terren nga policia, por me dron deri në momentin kur mbërritën në përrua.
Ata u kapën duke lëvizur jashtë orarit dhe për t’iu shmangur gjobave të policisë ikin me vrap dhe jo në drejtim të shtëpisë por të përroit.
Pamjet janë filmuar ditën e dielë në lagjen Manalat të Gjirokastrës.
Qeveria shqiptare për të disiplinuar shqiptarët e pabindur ndaj urdhrave për izolim ka marrë vendimin për të vendosur gjoba ndaj tyre.
Qytetarët janë të lejuar të levizin vetëm në oraret e përcaktuara nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit.