VIDEO/ “Dua të marr malet e Sarandës”, Rama: Ça thua ti mo?
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me telefonatat ndaj qytetarëve që kanë lënë ankesat e tyre në portalin e kryeministrisë.
Teksa Rama formoi një prej numrave, qytetari që kishte bërë ankesën nuk ia hapi telefonin duke e rimarrë vetë disa minuta më pas.
Ai i kërkoi Ramës që të dilte nga shtëpia pasi kishte nevojë që të punonte, kërkesë e cila iu mohuar nga kreu i qeverisë.
BISEDA:
Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni? Kush je vëlla? A! Të mora qëpari, ishte në gjumë?
Qytetari: Jo, jam isha në shtëpi
Edi Rama: Çfarë problemi ke?
Qytetari: Kam punuar në të zezë, më është bllokuar puna dhe dua të qarkulloj. Dua të lëviz nga Saranda andej nga malet.
Edi Rama: Ça malesh thua? Sot është koha për të ndenjur në shtëpi, ti thua në male.
Qytetari: Po ndonjë lekë nëpër duar?
Edi Rama: Është kohë rezistence, kur të rregullohet gjithçka do punosh prapë.
Qytetari: Po dritat?
Edi Rama: O shoku im, dritat janë mall. Po e konsumove, do i paguash dhe kaq se ndryshe biem të gjithë në humnerë. Ne do t’ju ndihmojmë.
Qytetari: Dua të marr malet e Sarandës. Rama: Ça thua t'i mo? ????????#Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Tuesday, March 31, 2020