VIDEO/ Dita e dytë e shtetrrethimit! Në Vlorë qetsi maksimale
Sot është dita e dytë e shtetrrethimit, një vendim i marrë për të parandaluar një bilanc më të rënduar të personave të infektuar.
Ndryshe nga një ditë më parë, me një vëzhgim me sy të lirë rreth orës 07:00:-08:00, orar ky i shumë personave që shkojnë në punë, kishte më pak lëvizje të makinave, kryesisht ato me logo.
Policia ka dalë në terren me disa postoblloqe të ngritura në pikat më kryesore të qytetit për të bërë kontrollin e automjeteve private që nuk kanë marrë autorizimim për të lëvizur!
Nga dita e djeshme deri sot janë 754 shoferë “të pabindur”, teksa 5 të tjerë janë arrestuar se ishin ‘tapë’ në makinë.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shoferët që thyejnë këtë urdhët do t’u merret patenta dhe nuk do të mund të rinis autoshkollën për disa vite.
Me një vendim të marrë ditën e djeshme, për shkak se disa qytetarë nuk po respekton vetëkarantinimin në shtëpi, janë mbyllur gjithashtu në të gjithë Shqipërinë deri më 3 prill lokalet, restorantet dhe fast-food.
Në Vlorë qetësi maksimale
Qetësi maksimale është në Vlorë! Pas vendimit të djeshëm, të gjitha bizneset janë mbyllur, teksa në rrugë qarkullojnë vetëm qytetarët në këmbë dhe shumë pak makina.
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka bërë me dije se deri më tani është respektuar urdhri për të mbyllur të gjitha bizneset që bëhen shkak për grumbullimin e njerëzve. Nga kontrollet e deritanishme në terren, rezulton bizneset ta kenë zbatuar një urdhër të tillë, në të kundërtën bizneset do të gjobiten ose të mbyllen.
“Janë marrë të gjitha masat për të mbajtur në kontroll situatën në të gjithë qarkun. Ne po punojmë me Inspektoratin Shëndetësor, me të gjitha bashkitë për të mbyllur të gjitha lokalet, restorantet dhe njësitë e shërbimit që bëhen shkak për grumbullimin e njerëzve Deri në këto momente na rezulton që është zbatuar urdhri. Mbyllje të aktivitetit nuk diskutohen, kanë filluar gjobat se urdhri ka dy ditë në zbatim, po bëjmë të gjitha përpjekjet maksimale për të zbatuar të gjitha urdhëresat e marra”, tha prefekti.