VIDEO/ COVID-19, vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore nga Bashkia Sarandë
Bashkia e Sarandës vijon çdo ditë aksionin e saj humanitar në ndihmë të të moshuarve, që ndodhen vetëm në shtëpi për t’i furnizuar me ushqime.
Dhe këtë të mërkurë punonjësit e Bashkisë kanë shkuar pranë çdo të moshuari duke iu plotësuar të gjitha nevojat që ata kanë, në këto momente të vëshitra në luftën kundër COVID-19, ku kjo kategori është më e rrezikuara.
Pas falenderimeve që kanë marrë, punonjësit e Bashkisë Sarandë iu kanë kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe për çdo nevojë që do të kenë të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion. /Sarandanews/