Tritan Shehu konteston ligjin për pronat: Duhet ta hedhim në kosh
Pas koronavirusit, ish- deputeti i PD-së për
Gjirokastrën, Tritan Shehu, ka kontestuar miratimin e ligjit të pronave.
Sipas Shehut, ky ligj duhet hedhur në kosh, ndryshe përbën një kërcënim real korruptiv për demokracinë
“Ligji per pronat i miratuar nga ky Kuvend antikushtetues e me 42 pupace, eshte ne thelb nje ligj komunist shtetezimi.
Ai nuk prek vetem te drejtat e prones se minoritetit grek, por te te gjitheve, pavaresisht kombesise, origjines, fese etj.
Ky eshte nje ligj ndesh me Kushtetuten tone, ndesh me konventat europiane, te drejtat nderkombetare, te drejtat themeltare te njeriut, qe na kthen ne vite mbrapa, ne terrin e diktatures.
Ai duhet hedhur ne kosh, ndryshe perben nje kercenim real korruptiv per demokracine e dinjitetin njerrezor”, shkruan Shehu. /Sarandanews/