“Tregoni durim edhe vlonjatët nuk e kanë shkelur rregullin”
Kryeministri Edi Rama iu ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të tregohen të duruar për shkak të masave të marra për shkak të koronavirusit dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se situata mund të zgjasë për disa kohë dhe iu kërkoi qytetarëve që të zbatojnë masat, në të kundërt do të ketë sanksione të forta.
“Më vjen mirë që shumica e keni mirëpritur këtë shtetrrethim të tre ditëve në Tiranë dhe Durrës.
Më vjen mirë që dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur rregullin e moslëvizjes me makinë në qytet. Ky është fillimi i një lufte nervash që do të zgjasë nuk do të jetë një historie e shkurtër dhe e lehtë.
Më shani sa të doni masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet.
Kush do të kapet në shkelje ëe rregullave ëe emergjencës mund ta humbasë dhe patenten për disa vjet”, deklaroi Rama në videomesazhin e publikuar nga shtëpia e tij.