Saranda dhe e gjithë Shqipëria në karantinë, nga sot në 13:00 nis shtetrrethimi

Edhe kjo fundjavë ashtu si e kaluara do të kalojë në izolim total.

Nga ora 13:00 e ditës së sotme (e shtunë 28 mars), dhe deri të hënën  në orën  05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat do të jenë mbyllur.

Ndërkohë kryeministri Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të  familjes.